Hashim Thaçi mirënjohës ndaj Kishës që organizoi meshë për Adem Demaçin

29.07.2018 14:55:33
Presidenti Hashim Thaçi e ka falënderuar Kishën Katolike që ka organizuar meshë për nder të Adem Demaçit.

“Mirënjohës për Kishën Katolike, për organizimin e meshës për shpirtin e veprimtarit, Adem Demaçi. Ai ishte i drejtpërdrejtë, tolerant, mendjehapur, kampion i fjalës së lirë. Dritë pastë shpirti i tij”, ka shkruar Presidenti.

Adem Demaçi është varrosur të shtunën me ceremoni shtetërore e pak ceremoni fetare.

Demaçi ishte njëri prej njerëzve kryesor të mendimit politik kundër politikës shtetërore të Serbisë e Jugosllavisë. Për këtë arsye kishte qëndruar 28 vite në burgjet serbe.

Ka vdekur në moshën 82 vjecare.