Hashim Thaçi përgëzon Jahjagën për krijimin e fondacionit për gra dhe të rinj

22.03.2018 09:34:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përgëzuar ish-presidenten Jahjaga për themelimin e fondacionit për gra dhe të rinj.

Thaçi thotë, se Presidentja Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot.

“E përgëzoj ish-presidenten Jahjaga për themelimin e fondacionit, përmes të cilit synohet fuqizimi i grave dhe i të rinjve në Kosovë. Presidentja Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot, duke krijuar platforma të reja dhe duke vendosur standarde. Ajo do ta ketë vazhdimisht mbështetjen time”, ka shkruar ai në Facebook.