Hashim Thaçi tregon se çfarë u diskutua në takimin me Vuçiqin

31.08.2017 12:06:21

Thaçi tregon se çfarë u diskutua në takimin me Vuçiqin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot kanë mbajtur takim në Bruksel.

Ky takim është thirru nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Pas këtij takimi, presidenti Thaçi tregoi se çfarë diskutuan në këtë takim.

“Falënderoj Mogherinin që na mundësoi këtë takim me presidentin e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Ka qenë një takim korrekt ku kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshme për fillimin e një dialogu të ri në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve fqinje. Kosova edhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Thaçi, ndër të tjerash.

Ai po ashtu ka deklaruar se shpreson se së shpejti që të dyja shtet Kosova dhe Serbia do të arrijnë një marrëveshje mirëpo, nuk ka treguar se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë por që sipas tij, ky dialog po kalon në një fazë të re.

“…Dhe shpresoj që në të ardhmen do të arrijmë një marrëveshje  Jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane kemi nevojë për komunikim dhe kemi nevojë për një marrëveshje përmbyllëse… Kjo fazë e re e dialogut që e kemi deklaruar edhe më herët është e nevojshme që të fillojë sa më shpejt që është e mundur dhe jetë e kritereve evropiane. Në këtë fazë kemi besim të plotë që duhet të jetë një unitet i qëndrueshëm në unitet me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të diskutojmë për çështje që anë mbetur të hapura dhe që kanë nevojë të mbyllen një herë e përgjithmonë dhe të arrijmë marrëveshjen e përmbylljes… Sot mes Kosovës dhe Serbisë kemi një komunikim më normal që kemi pasur më herët dhe tash në duhet një marrëveshje që të ecim më shpejt përpara”, ka deklaruar Thaçi

Ai po ashtu ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, do të nënkupton paqe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Thaçi po ashtu pas këtij takimi deklaroi se shpreson që të ketë takime më të shpeshta me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi nënkupton paqe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpresojë që në të ardhmen e afërt të themelohen institucionet dhe Qeveria të funksionalizohet dhe institucionet edhe të arrihet marrëveshja finale që nevojitet për shtetndërtimin e Kosovës. Shpresoj të kemi takime më të shpeshta me Vuçiqin në mënyrë që të vazhdojmë këtë marrëdhënie”, tha Thaçi.