Haxhinjtë u lutën për Kosovën, mysafirët ua bëjnë për hair (Video)

25.09.2016 20:49:30

Nga afër e panë vendin e shenjtë 860 kosovarë. E me t’u kthyer nga Haxhi, rendi e do që haxhinjtë të presin mysafir për t’ia bërë për hair.

Këta të fundit nuk janë të pakët që po vizitojnë Ramiz Sopjanin në Hajvali, pas udhëtimit më të rëndësishëm të jetës së tij.

E derisa ky qëndroi në vendet e shenjta nuk harroi familjarët e miqtë e tij, madje në haxh, Ramiz Sopjani u lut edhe për shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Fqinjët e Ramiz Sopjanit në konak i shkuan edhe Kadri Makollit.

Ashtu siç e do zakoni asnjë vizitor nuk kthehet duarthatë. Atyre u dhurohen edhe dhurata simbolike si tespi e parfume të sjella nga Arabia Saudite.