Haxhiu: Kurti me tërë qenien është munduar ta prishë unitetin politik për Haradinajn

10.01.2017 21:09:08

Kërkesa e Serbisë për ekstradim të Haradinajt është shpallje lufte, andaj në rast të kstradimit, Qeveria duhet të shpallë gjendje gatishmerie.

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka thënë se për fat të keq partitë opozitare shpesh herë kur kanë nevojë me pasë unitet, ato po tentojnë me rrenue këtë unitet.

“Ishte përpjekje sot e hapun e Albin Kurtit tue permend nja 10-15 emna për rastin e reciprocitetit me Serbinë, qe me zhvendosë vemendjen prej diskutimeve për Ramush Haradinajn në diçka krejt tjetër”, ka thanë Haxhiu, duke shtuar se ia ka thënë në sy Albinit se kjo është demagogji dhe hipokrizi e tij.