Haxhiu: Lista Serbe dirigjohet nga Beogradi

10.10.2016 15:18:54

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Lista Serbe në Kuvend nuk i përfaqëson interesat e serbëve që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, por dirigjohet nga Beogradi dhe përfaqëson interesat hegjemoniste e shoviniste të Serbisë në Kosovë.

Këto komente Haxhiu i bëri përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Vetëm në Kosovë ndodh që një subjekt si Lista Srpska të jetë pjesë e institucioneve të vendit!
Si pasojë e negociatave pa kushte dhe pa parime u krijua Lista Srpska e cila nuk përfaqëson interesat e serbëve që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, por dirigjohet nga Beogradi dhe përfaqeson interesat hegjemoniste e shoviniste të Serbisë në Kosovë!
Qytetarët serb duhet të përfaqësohen nga një subjekt tjetër politik që nuk lufton Republikën e Kosovës dhe jo nga një subjekt që dirigjohet nga Beogradi dhe e bën jofunksional shtetin e Kosovës!”.