Haxhiu: Thaçi dekretoi si gjyqtar Radomir Labanin, i dënuar për kontrabandë

09.08.2018 14:50:02

Deputetja Albulena Haxhiu ka reaguar sot lidhur me dekretimin e gjyqtarëve nga presidenti Hashim Thaçi.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Thaçi ka dekretuar Radomir Labani, njeriun e Listës serbe e që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.

Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:

“Thaçi paska dekretuar sot personin që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.

Pra prej sot gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e kemi edhe një person që kërkohet nga Interpoli dhe ka dënim të vërtetuar!

Thaçi ka qenë në dijeni për të gjitha këto por e ka dekretuar sepse ai njeriu i Listes serbe pra Radomir Labani, i duhet aty për ‘Zajednicën’ dhe të tjera çështje!

Këta s’kanë lënë institucion pa degraduar, turp ju qoftë!.