HAZIRI: FATKEQËSI, DY VËLLEZËRIT NGA GJILANI VDIQËN NGA TËRMETI

26.11.2019 19:49:07

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur, si pasojë e tërmetit në Shqipëri.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri, fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës.

Lutem për shpirtin e tyre.

Në këto momente, Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen me familjen e të viktimave, Shemsi e Isa Abazi dhe do t’iu qëndrojë pranë.

Ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!