Haziri i kundërpërgjigjet Halil Matoshit

03.03.2019 23:35:38

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i është kundër përgjigjur këshlltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur këshilltarit të kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshit, ku ky i fundit ka deklaruar se Haziri është njëri nga ideatorët për lëvizjen e kufijve.

Haziri ka pohuar se Matoshin nuk e marrin seriozisht  kolegët e tij e as shefi aktual i tij.

“Halil Matoshin nuk e marrin serioz as ish kolegët e tij në media, e as shefi aktual i tij. Ai është njëri prej njerëzve ma jokonsistentë në qëndrime në jetën publike. Është munduar të bëjë emër duke qenë herë rugovist, e herë antirugovist, herë militant i Hashim Thaçit e herë kinse kritikues i tij”, është shprehur Haziri.

Nënkryetari kujtoi kohën kur Matoshi kishte kaluar në partinë ORA.

“Herë pas here, ka dalë edhe kundër Veton Surroit, derisa i shkoi në përqafim në ORA. Tek ma vonë, nisi të thotë që veç LDK është partia që e ruan shtetin, por i shkoi në ‘përqafim’ Ramush Haradinajt. Çka të them më shumë për të dhe kush e merr për serioz. Njëmend, Halil, unë jam akuzuar një herë edhe për ndryshim të kufirit, edhe për terrorizëm bile! Po ta përsëris që e drejta e shqiptarëve të Kosovës Lindore është kauzë, është përpjekje për liri e bashkim. Për fund, Halil mos harro që me votat e presidentit dhe të partisë së tij je në Zyre të Kryeministrit!”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.