Haziri: Nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK-në, e ka shumë gabim

12.10.2019 15:59:41

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka disa dyshime për koalicionin VV-LDK.

Haziri po dyshon në arrogancën e mundëshme të LVV-së. Ai ka kërkuar që kryeministri ia ardhshëm i Kosovës të mos jetë arrogant dhe linçues.

Madje, nënkryetari i LDK-së, po dyshon edhe në qëllimet e VV-së për koalicion me LDK-në.

“Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK’në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit”, ka thënë Haziri.

Postimi i plotë i Hazirit:

PDK, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizizimit me kravata e këmisha të kaltërta (teget), e deri në qeverisje, e sofistikuar dhe e organizuar mirë, nuk ka mund të shkatërrojë LDK, ani pse këtë e ka pasë qëllim kryesor.

Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK’në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit.

Kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet me pasë vend në asnjë mënyrë!.