Haziri: Nominimi i Vjosa Osmanit ka ndodhur për ti hapur rrugë partneritetit me LVV

27.08.2019 23:22:09

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin debat plus në RTV Dukagjini ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka kaluar me një proces specifik deri në arritjen e konsensusit politik që ka arritur me nominimin e Vjosa Osmani për Kryeministre.

Gjatë procesit për nominim të kandidatit për Kryeministër është kujdesur që të gjen një profil politik i cili mund të i hap rrugë partneritetit me LVV, ku  LDK ka vlerësuar se profili i Vjosa Osmanit është adekuat.