Haziri: Nuk e kemi komoditetin për kaq shumë ministra, numri duhet të zvogëlohet

30.07.2016 09:32:22

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të reduktoj numrin e Ministrive, pasi sipas tij një Qeveri më e vogël do të ishte më efikase. Sipas tij në këtë formë do të kurseheshin para të konsiderueshme.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se Kosova nuk e ka komoditetin për të pasur një Qeveri me numër të madh të Ministrive, prandaj sipas tij duhet të zvogëlohet numri i tyre, në mënyrë që ekzekutivi të jetë më efektiv dhe të kursen para të konsiderueshme.

Haziri gjithashtu ka folur edhe reformën zgjedhore, me ç’rast ka thënë se duhet të bëhet reformë rrënjësore e jo “kozmetike”.

Haziri gjithashtu ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ua ka falur deputetëve të kësaj partie që nuk e kanë votuar atë për kryeministër të vendit, pavarësisht se kishte thënë se nuk do ua falë.

Në fund Haziri ka thënë se më shumë i jep gjasa daljes nga politika sesa marrjes së postit të kryetarit të LDK-së.