Haziri: Të ndriçohet rasti i shtetasve turq

03.04.2018 21:41:47

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se situata rreth deportimit të shtetasve turq duhet të ndriçohet.

“Ne presim që nesër të mbahet seanca. Shpresojmë të mos ketë ikje nga përgjegjësia, sepse kemi parë që kemi pasur shmangie. Presim sqarim, interpelanca mund ta ndriçojë”, ka thënë Haziri, për RTK.

Haziri nuk e ka vlerësuar performancën e koalicionit aktual qeveritar, duke thënë se nuk ka kapacitete.

Ai ka kujtuar kur koalicioni i mëparshëm ishte rrëzuar.

“Qeveria u pat rrëzuar nga PDK-ja. Pati punuar tinëz. U pat porositur mocioni dhe atë e pat mbështetur edhe Lista Serbe”, ka thënë Haziri.