Helikopterët amerikanë të “Defender Europe 21” janë vendosur në bazën ajrore të Farkës.
Helikopterët e forcës ajrore shqiptare kryen fluturime stërvitore me ata “black hawk”.
Ajo që bie në sy është se pjesë e ekuipazheve të “Black Hawk” është edhe një shqiptare e Kosovës.
Nëntogere Armela Murati është shembulli më i mirë për vajzat që janë pjesë e kursit të pilotit me ata “Black Haëk”.
Nëntogere Valdete Mehanja flet për eksperiencën e saj në Shqipëri, vend të cilin e viziton për herë të parë. Ajo është pjesë e trupës amerikane të Alabamas.
“Iu bashkova ushtrisë amerikane sepse ka ndihmuar shumë popullin shqiptar dhe sidomos atë të Kosovës,” tha Mehanja.
“Doja të ndihmoja vendin tim dhe pse nuk e prisja kurrë të bëhesha pilote,” tregon Murati.







































