Hetohet pasuria e deputetit shqiptar Alfred Peza

16.01.2017 12:02:18

Pak ditë pas publikimit në media të një lajmi për blerjen e aksioneve në një bankë nga bashkëshortja e deputetit Alfred Peza me vlerë rreth 1.13 miliardë lekë, Inspektoriati Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka filluar kontrollin për të gjitha deklaratat e interesave private të tij.

Në faqen zyrtare, ILDKP njofton se objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e deputetit, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit.

Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur