Hidhet shorti i Botërorit, Rusia debuton me Arabinë, spikat Portugali-Spanjë

01.12.2017 17:29:29

Në Pallatin Shtetëror të Kremlinit, në Moskë, u hodh shorti i grupeve të finaleve të botërorit ‘Rusi 2018’. Në ceremoni morën pjesë shumë yje të futbollit, trajnerë të skuadrave të kualifikuara, por edhe presidenti rus, Vladimir Putin, që përshëndeti eventin dhe uroi për një botëror mjaft të suksesshëm.

4 vazo me nga 8 ekipe, u ndanë në 8 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa u përcaktua edhe ndeshja hapëse. Ndeshja hapëse, më 14 qershor do të jetë Rusi-Arabia Saudite, një short mjaft i pranueshëm për pritësit e eventit, që të startojnë me fitore. Shorti na dhuroi përplasje mjaft interesante që në fazën e grupeve, ku spikat Portugali-Spanjë, por edhe Belgjikë-Angli, apo Argjentinë-Kroaci.

Grupi A
Rusia
Uruguai
Egjipt
Arabia Saudite

Grupi B
Portugalia
Spanja
Iran
Maroku

Grupi C
Franca
Peru
Danimarka
Australia

Grupi D
Argjentina
Kroacia
Islandë
Nigeria

Grupi E
Brazili
Zvicër
Kosta Rika
Serbia

Grupi F
Gjermania
Meksika
Suedia
Koreja e Jugut

Grupi G
Belgjika
Anglia
Tunizia
Panama

Grupi H
Polonia
Kolumbia
Senegali
Japonia