Në një intervistë të dhënë për “La Stampa”, sulmuesi i Juventus, Gonzalo Higuain, ka folur për kënaqësinë që të veshë fanellën bardhezi. “E dimë që jemi të fortë dhe mund të shkojmë deri në fund në Champions League, por duhet të jemi të qetë dhe të respektojmë Porton, – tha argjentinasi. – Kanë një stadium të bukur, një ambient të shkëlqyer dhe luajnë gjithmonë në Champions League. Duhet të jemi të kujdeshëm. Më vjen mirë që në moshën 29-vjeçare ku kam arritur pjekurinë e duhur si futbollist dhe si njeri jam në një skuadër të madhe si Juventus që luan për të fituar gjithçka.”
Më pas, “El Pipitta” tregon nga e ka marrë frymëzimin. “Unë kam mësuar nga Raul, Van Nistelrooy, Cassano dhe Ronaldo. Kur je 18 vjeç i bashkohet këtyre kampionëve të mëdhenj është një privilegj. Unë e shija çfarë bënin dhe e kuptova atë që duhet të bëja unë. Ronaldo braziliani ka qenë më i miri nga të gjithë, i vetmi që e adhuroja, por që nuk kam provuar kurrë ta imitoja, sepse është e pamundur. Kur je Maradona, Messi apo Ronaldo ke talentin e mjaftueshëm për të luajtur futboll, por ne të tjerët, që kur ishim fëmijë dhe deri më sot jemi stërvitur fort dhe duhet të punojmë çdo ditë për të qenë në nivelin e pritshmërisë.”
pyetur për jetën jashtë fushe në Torino, argjentinasi që më parë ka luajtur me River, Real dhe Napoli deklaroi: “Nuk jemi robotë dhe është e drejtë të jetojnë jetën sepse jemi ende të rinj, por vitet shkojnë shpejt. Personalisht e adhuroj Torinon sepse më pëlqen të bëj shëtitje në këtë qytet. Sigurisht që kur nuk luaj mirë ose ndeshje shkon keq do të doja menjëherë që të nesërmen ta luaja sërish dhe 24 orë jam i mërzitur, por se kam bërë asnjëherë si të ishte fundi i botës. Mamaja ime më thoshte që mirë apo keq është e rëndësishme që të flasin për ty kur luan futboll, shqetësohu kur nuk do ta bëjnë më.”






































