Nikotina mbron nga koronavirusi? Është ende një hipotezë e observatorit klinik të spitalit parisien të “Pitie-Sakoetruere”, ku, sipas një studimi, vetëm 4.4% e 343 pacientëve Covid të shtruar (mosha mesatare 65 vjeç) ishin duhanpirës.
Hulumtimi, i sapopublikuar në faqen “Qeios”, ekzaminoi edhe profilin e 139 pacientëve me simptoma jo të rënda që kanë konsultuar një mjek (mosha mesatare 44 vjeç). Dhe rezultati ishte i ngjashëm, vetëm 5.3% duhanpirës.
Në pamje të parë, është një fakt që shtrembëron bindjet e shumicës së virologëve se duhani është ndër faktorët e rritur të rrezikut që përballen me një sëmundje të tillë si Covid-19 që shkakton insuficienca të rënda të frymëmarrjes.
“Studimi ynë sugjeron që pirësit e duhanit kanë një shans shumë më të ulët për të zhvilluar një infeksion simptomatik ose të rëndë sesa popullata e përgjithshme”, shkruajnë autorët e studimit francez, përfshirë edhe epidemiologun Florence Tubach.
“Efekti është i rëndësishëm: rreziku ndahet për pesë për pacientët ambulantë dhe katër për pacientët në spital. Ne rrallë e shohim atë në mjekësi”, shton Tubach.
“Hipoteza është se duke u fiksuar te receptorin qelizor të përdorur edhe nga koronavirusi, nikotina e parandalon atë të stacionohet, duke bllokuar kështu depërtimin e tij në qeliza dhe përhapjen e saj në të gjithë trupin”, vëzhgon anëtari neurobiolog Jean-Pierre Changeux të Institutit “Pasteur”.
Studiuesit ngrenë hipotezën se “receptori nikotinik i acetilkolinës” luan një rol kryesor në përhapjen e koronavirusit dhe është në origjinën e shumëllojshmërisë së simptomave të Covid-19, duke përfshirë humbjen e ndjenjës së erës dhe çrregullimeve neurologjike.








































