HIQET TAKSA NË `RRUGËN E KOMBIT` PËR ATA QË DËRGOJNË NDIHMA

27.11.2019 13:22:49

Të gjithë personat që shkojnë në Shqipëri, për të dërguar ndihma për të prekurit nga tërmetet, do të lirohen nga pagesa e taksës në “Rrugën e Kombit”.

Lajmi është bërë i ditur nga “Maraklitë e kerreve”.

Aty është bërë e ditur se të gjithë personat nga Kosova, që nisen drejt Shqipërisë, të lajmërohen në sportelin e fundit në pikën kufitare mes dy vendeve.