Historia e bashkëveprimit të partive kundër LDK dhe të Serbisë kundër Kosovës

11.05.2017 11:52:50

Nga Rexhep Kastrati

1

Votimi pro mocionit kundër Qeverisë në mënyrë unanime nga PDK, AAK, VV, Nisma dhe pakicat, ka sjellë edhe një herë në vemendje vitin 2001, përkatësisht zgjedhjet e para të përgjithshme në Kosovë. Siç dihet tashmë, ato zgjedhje i pat fituar LDK në krye me presidentin Rugova me 45.65% të votave, apo 47 kuvendarë, por pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht pas zgjedhjes së Nexhat Dacit kryetar i Kuvendit, Kosova u gjend para një situate në dukje anakronike: të gjitha partitë të ashtuquajtura të dala nga lufta, u bënë bashkë me listën serbe “Povratak” dhe me pakicat tjera dhe e bllokuan zgjedhjen e presidentit Rugova në postin e të parit të vendit. Ata që LDK-në dhe presidentin Rugova e kishin përbaltur në mënyrë primitive, kurse veten e kishin mbështjellë me aureolën e çlirimtarëve, të komandantëve të UÇK-së, u gjendën në të njëjtën anë me përfaqësuesit serbë dhe të paicave të tjera. Dhe kjo ishte mundësia e parë serioze për të parë se linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste  kishin të njëjtën axhendë me serbët: luftimin e presidentit Rugova dhe të LDK-së, pra luftimin e linjës kombëtare, demokratike dhe properëndimore të shqiptarëve të Kosovës. Të bashkuar, ata arritën që të pamundësonin zgjedhjen e presidentit të të parit të vendit, duke e kushtëzuar zgjedhjen e tij me postin e kryeministrit të vendit. Dhe ashtu ndodhi: për hir të proceseve dhe për të shmangur bllokimin e vendit dhe pamundësinë e krijimit të institucioneve që ishin themelet e shtetit të Kosovës, presidenti Rugova pranoi që postin e kryeministrit t’ia jepte PDK-së, duke zhbllokuar kështu situatën. Edhe pse ishte koalicion i panatyrshëm dhe de facto pushtetin e mori PDK dhe pakicat, presidenti Rugova dhe LDK, pranuan sfidën, edhe pse ishte e qartë se PDK ishte e papërshtatshme dhe e pabesë. Kjo ishte një fitore e madhe linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj ubasho-jugosllavokomuniste dhe në përgjithësi e strukturave mafiozo-politike dhe e Serbisë ndaj Kosovës, sepse ishte arritur qëllimi: që të pamundësohej roli udhëheqës i LDK-së në proceset e vendit.

2

Situatë e ngjashme u paraqit edhe më 2007 kur për herë të parë PDK i fitoi zgjedhjet pas çarjes që shkaktuan veglat e SHIK-ut dhe të agjenturave të ndryshme brenda LDK-së, e që e komprometuan keqas në sy të opinionit. Pas këtyre zgjedhjeve, LDK u fut në koalicion me PDK-në si parti e dytë dhe me kryeministër Hashim Thaçin. Dhe pati shumë kritika për këtë, dhe si zakonisht u përdor për luftë speciale kundër saj pikërisht nga SHIK-u dhe nga veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, se gjoja kishte shkelur filozofinë politike të presidentit Rugova, se ishte shitur të Thaçi etj. Qëllimi ishte që nëpërmjet kësaj lufte speciale të devalvohej LDK si forcë politike dhe të futej një anarki e brendshme në kuptimin e kontestimit të legjitimitetit moral dhe politik të udhëheqjes së saj, si mënyrë për thellimin e çarjeve brenda saj. Bartës të kësaj lufte u bënë ata që e çanë LDK-në më 2006 dhe që si kundërpeshë u bënë milionerë dhe bënë pare si zalli. Gjithë kjo situatë kishte goditur LDK-në dhe udhëheqjen e saj, e cila nuk arriti që ta kishte autoritetin e plotë dhe të pakontestueshëm për të menaxhuar partinë në mënyrë më optimale. Dhe kjo u theksua edhe më shumë për faktin se kjo udhëheqje vihej përballë udhëheqjes dhe autoritetit të presidentit Rugova, e që e zbehte tepër shumë fuqinë politike të udhëhejqes së LDK-së. Në një kontekst të tillë, brenda LDK u forcua tepër shumë lufta e klaneve që luftonin për dominim në të, dhe për të imponuar vullnetet dhe interesat e tyre edhe në raport me strukurat drejtuese të saj. Dhe kjo ishte një situatë e favorshme për të thelluar luftën speciale kundër LDK-së, e cila rriti tej mase perceptimin për dobësinë e saj dhe tej mase perceptimin  se gjoja ajo ishte nën kontrollin e Thaçit, e që i ndihmonte shumë fakti se kontrolli mbi Qeverinë nga ana e tij, ndikonte edhe në zhvillimet e brendshme në këtë parti. Fatmir Sejdiu, i cili kishte vazhduar traditën e presidentit Rugova të ndarjes së pushteteve, e që me marrëveshjen e koalicionit ishte bërë president i vendit, ishe gjendur në situatë të një dualizmi politik: të një bashkëqeverisjeje provokative dhe aspak të lehtë me PDK-në, dhe të vendosjes së një autoriteti brenda LDK-së. Dhe në këtë aspekt pati vështirësi, e që u rritën në momentin kur edhe me kushetutën e Republikës së Kosovës, duhej të përcaktohej o të mbante postin e presidentit, o të kryetarit të LDK-së. Goditjen e mori nga Gjykata kushtetuese, e cila me nismën e një kuvendari, shpalli si jokushtetues ngrirjen postit të kryetarit të LDK dhe mbajtjen e dy funksioneve nga ana e tij. Fatmir Sejdiu, në respekt të mendimit të Gjykatës kushtetuese, dha dorëheqje, si dhe për shkak se ishte prishur pika e marrëveshjes së koalicionit me PDK-në që parashikonte ndarjen e pushteteve, por edhe për shkak të luftës së brendshme në LDK, tërhoqi ministrat nga Qeveria, duke e rrëzuar atë dhe duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve.

3

Ardhja e akademik Isa Mustafës në krye të LDK-së, fillimisht u pa me entuziazëm dhe me shpresë nga ana e mbështetësve të LDK-së, sepse pritej se do të konsolidonte atë dhe ta çonte drejt fitores së zgjedhjeve. Dhe akademik Isa Mustafa u gjend në një mision shumë të vështirë, pasi që gjendja brenda LDK-së ishte shumë e ndërlikuar dhe me shumë probleme, të cilat ishin shkaktuar edhe gjatë kohës sa ishte gjallë presidenti Rugova, por që kishin nxjerrë krye pas vdekjes së tij dhe sidomos pas Kuvendit të VI të LDK-së. Edhe pse ishte një mision shumë i vështirë, megjithatë Isa Mustafa e ksih marrë shumë seriozisht konsolidimin e LDK dhe duke synuar një reformim të saj. Në këtë drejtim kishte arritur shumë, por kishte mbetur edhe shumë për t’u arritur, kurse afati i shkurtër deri në zgjedhje, kishte pamundësuar që ta përgatiste plotësisht për t’i fituar ato. Edhe atmosfera e përgjithshme brenda saj dhe në Kosovë, kishte pasurur ndikimin e saj. Isa Mustafa, kishte filluar një fushatë të fortë zgjedhore me qëndrime shumë të qarta, por edhe sfiduese: do të deklarojë se nuk do të bënte koalicion me PDK-në me Hashim Thaçin kryeministër dhe kishte riaktualizuar çështjen e vrasjeve politike. Dhe Isa Mustafa i qëndroi deklaratës së tij: nuk bëri koalicion me PDK-në, dhe nuk  votoi Hashim Thaçin kryeministër. Por kësaj radhe ndodhi e kundërta e asaj që ndodhi më 2001: nëse atëherë serbët dhe pakicat tjera e bojkotuan zgjedhjen e presidentit Rugova si të parin e vendit, me arsyetimin se prisnin një marrëveshje ndërshqiptare, kësaj radhe nuk pritën këso marrëveshje, por u bënë sërishmi bashkë me PDK-në dhe e bënë Hashim Thaçin kryeministër të një Qeverie të PDK-së me pakicat, dhe për herë të parë, ndodhi që shumica e kuvendarëve shqiptarë të jenë në opozitë. Edhe pse Isa Mustafa nuk bëri koalicion me PDK-në, ai u ballafaqua me një fushatë primitive edhe nga korpusi medietik i njohur si kundër LDK-së, por kësaj radhe në mënyrë shumë të fortë dhe poaq primitive edhe nga ata që e çanë LDK-në më 2006, por edhe nga Fatmir Sejdiu, i cili gradualisht rrëshqiste në të njëjtin territor të marrëzisë, sikurse ata që ksihin bërë luftë speciale primitive pas Kuvendit të VI, për të ardhur në fund në një bashkim me ta kundër Isa Mustafës, e që në fakt ishte bashkim kundër LDK-së, për t penguar konsolidimin e saj. Dhe kjo u reflektua në zgjedhjet e vitit 2013, kur LDK humbi edhe Prishtinën dhe nuk e fitoi dot Prizrenin. Dhe këto dy raste treguan se ata që e ksihin çarë LDK-në më 2016 dhe ata që i ishin bashkuar Fatmir Sejdiut, sihin bërë bashkë kundër LDK-së, përkatësisht ishin bërë bashkë me koalicionin fluid të PDK-së, VV-së, AAK-së etj., kundër kandidatëve të LDK-së në këto dy komuna të mëdha. Pra, pas ardhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, ishin ritheksuar dy elemente kryesore: bashkërendimi ndërmjet PDK-së dhe serbëve me pakicat tjera, dhe; thellimi i luftës speciale të veglave kondomë brenda e rreth LDK-së, e që do ta bëjnë edhe më të vështirë punën e Isa Mustafës për konsolidimin e LDK-së. Egjithë kjo situatë do të refeltohet para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2014, me ç’rast ata që e çanë LDK-në më 2006, kushtëzuan bashkëpunimin me LDK-në me kusht që Ramush Haradinaj të ishte kryeministër edhe nëse LDK do t’i fitonte zgjedhjet, kurse pas zgjedhjeve do të dalin në sipërfaqe edhe intrigat e atyre që Isa Mustafa i kishte afirmuar vetë, i kishte rritur dhe ua kishte besuar shumë funksione dhe përgjegjësi të rëndësishme në parti. Krijimi LAN-it që ishte në frymën e qasjes së isa Mustafës për të mos bërë koalicion me PDK-në, nxori në sipërfaqe edhe ndikimin e të tjerëve, pra edhe të Ramushit në LDK, sepse vetë Vjosa Omsani do të jetë në krye të atyre që do të pranonin pa kushte një koalicion me AAK-në dhe Nismën, pra edhe pa postin e kryeminsitrit, siç ishte marrëveshja, edhe pa postin e kryetarit të Kuvendit, pra një pozitë tepër të vështirë dhe të dobët të LDK-së në një koalicion dhe në një Qeveri ku posti më i lartë që do të kishte ajo ishte zëvendëskryeministri, e që ishte barasvlerësim i saj me Nismën që kishte gjashtë kuvendarë, përkundër saj që kishte pesëfishin e saj. Dhe këto u bë edhe më vështirë, sepse tashmë të gjithë: çarësit e LDK-së të vitit 2006, të tjerë që ikën nga LDK sa ishte gjallë presidenti Rugova, njerëzit e Fatmir Sejdiut dhe e përkëdhelura e Isa Mustafës me njerëz të saj, u bënë bashkë për të goditur LDK-në dhe gjatë tërë kohës e vunë në vështirësi funksionimin e LDK-së dhe fuqinë e saj përballë PDK-së në një koalicion, që megjithatë nuk e bëri Hashim Thaçin kryeministër, por postin e kryeministrit e mori vetë LDK. Dhe kjo ishte e vetmja zgjidhje pozitive për vendin  dhe për LDK-në, sepse iu ndërpre më shumë sesa që ishte e mundur rruga krimit dhe korrupsionit dhe de facto për herë të parë PDK nuk e kishte pushtetin, përkatësisht kishte mbeutr me postin e kryetarit të Kuvendit dhe të presidentit të vendit. Dhe kjo ishte rruga për ta dobësuar atë dhe për t’i nxjerrë nga politika.

4

Kjo ishte situata më e rëndë për PDK_në, për partitë tjera simotra dhe për Serbinë, sepse ishte e para herë që LDK kishte arritur që t’ua merte pushtetin faktik dhe që në negociatat në Bruksel do të ketë një cilësi më të madhe të negocimit nga ana e Kosovës. Në fakt arsyeja kryesore se përse linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbahso-jugosllavokomuniste kishin dalë në skenë kishte qenë pikërisht që t’i pamundësohej LDK-së roli udhëheqës në qeverisjen e vendit dhe në proceset e rëndësishme për vendin, pra edhe procesin e negocimit qoftë për statusin e Kosovës, qoftë edhe për çështje të tjera, siç janë ato që po negociohen në Bruksel. Dhe marrja e drejtimit të qeverisjes së vendit nga LDK kishte vënë shumë procese në binarë dhe kishte vështirësuar shumë manevrimet diplomatike dhe negociatore të Serbisë. Prandaj, Serbia vazhdimisht kishte kërkuar që hashim Thaçi të kishte rol udhëheqës në këto negociata qoftë edhe duke e ngritur negocimin në nivel presidetësh, qoftë edhe me negocime interne dhe mbrapa krahëve të Qeverisë, siç ishte edhe ai për FSK-në që kishte dalë të ketë qenë nismë pas bashkërendimit me Vuçiqin. Në këto rrethana ishte e qartë se bashkëqeverisja ishte e bërë thuajse e pamundur, sepse Qeveria dhe kryeministri Mustafa duplifikoheshin në mënyrë të pabesë dhe në mënyrë edhe kundërkushtetuese, për të dobësuar dhe vështirësuar rolin udhëheqës të LDK-së në procese të rëndësishme për vendin. Rënia e Qeverisë ishte paralajmëruar si qëllim kryesor që në kohën e krijimit të saj, dhe si në rastin e Fatmir Sejdiut, edhe në rastin e mocionit kundër Qeverisë, PDK do të fshihej mbrapa patericave të saj: një kuvendari, përkatësisht një bishti ti saj, si mënyrë për të fshehur veten si protagoniste të grushtshteteve institucionale.

Edhe në rastin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Mustafa, si në rastin e zgjedhjes së presidentit Rugova si i pari i vendit, si në rastin e Fatmir Sejdiut, PDK, përkatësisht linja e Tiranës/Kretës dhe aujo udbasho-jugosllavokomuniste kanë qenë dhe janë bashkë me serbët dhe pakicat tjera joshqiptare kundër LDK-së dhe kundër rolit të saj udhëheqës në proceset e vendit. Dhe kjo është vështirësia më e madhe e LDK-së, sepse si e vetme në profilin dhe orientimin e saj, nuk ka mundësi zgjedhje për koalicione, por është e detyruar të bëjë koalicione me ndonjërën nga partitë e njëjta dhe që kanë qëllim të njëjtë: dobësimin dhe rrënimin e LDK-së, përkatësisht vendosjen e saj në pozitë të pabarabartë në konstekstin socio-politik në Kosovë. Dhe kjo e ka ndjekur edhe presidentin Rugova, edhe Fatmir Sejdiun, edhe kryeministrin Mustafa.

Siç e kam thënë edhe dje, ana pozitive e qeverisjes së drejtuar nga LDK, por edhe e prishjes së koalicionit nga PDK, ka të bëjë me faktin se qytetarëve të Kosovës, aleatëve tanë straegjikë dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi u ka treguar se shqiptarët dinë, munden dhe janë në gjendje të mbajnë shtet, si dhe dinë, munden dhe janë në gjendje të realizojnë qeverisje moderne, pozitive dhe të mirë për vendin dhe për proceset e rëndësishme në vend, rajon dhe më gjerë. Në anën tjetër, prishja e koalicioni nga PDK me një unitet të paparë as në rastin e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, dhe në asnjë rast tjetër, pos më 2001, përfundimisht ka rrëzuar demagogjinë politike të partive të tilla si PDK, AAK, Nisma dhe VV, se janë gjoja të ndryshme apo të kundërta me njëra-tjetrën, karrëzuar gjithë propagandën politike kundër LDK-së dhe ka treguar se këto parti përfaqësojnë edhe më tej filozofinë e kundërshtetit, të dhunës, të korrupsionit dhe të interesave kundërshqiptare, si dhe kundërperëndimore.