Historianët e Deçanit: Sulmi ndaj xhamisë së Novobërdës, sulm ndaj tolerancës fetar në Kosovë

15.04.2017 22:31:37

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër sulmin ndaj objektit të Xhamisë në Novobërdë që është bërë sot në orët e pasdites.

“Ky sulm në këtë ditë të festës për besimtare kristianë ndaj objektit të xhamisë është sulm ndaj vlerave të tolerancës që ka ndërtuar shoqëria e Kosovës. Po ashtu ky sulm është sulm edhe kundër harmonisë dhe respektit të ndërsjellët ndër komunitetet e ndryshme fetare në Kosovë”, thuhet në reagim.

“Po ashtu ky sulm nga një qytetare serb ndaj objektit të xhamisë është edhe një dëshmi për të prishur bashkëjetese e komuniteteve fetare në Kosovë. Sulmet e tilla duhet të jetë të lokalizuara dhe të dënuara nga gjithë akteret e shoqërisë sonë. I bëjmë thirrje edhe përfaqësuese serb si ata fetare dhe politik që të dënojnë këtë akte sepse po të ndodhte ndonjë sulm ndaj objekte sakrale serbe atëherë kishte reaguar edhe KS i OKB-së”, thuhet më tej në reagim.