Hoti e quan Ahmetin bashkëkryesues ‘dekorativ’ i ekipit negociues

14.01.2019 17:43:04

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se bashkëkryesuesi i ekipit dialogues, Shpend Ahmeti, ka hequr të gjitha temat tabu në dialogun me Serbinë.

Hoti ka ironizuar me Shpend Ahmetin, duke e quajtur bashkëkryesuesi i ekipit dialogues ‘dekorativ’.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti po ashtu ka thënë të gjithë duhet ta dinë se temat tabu në dialog janë “shtetësia e Kosovës, territori i saj, karakteri unitar i shtetit të Kosovës, aranzhimi kushtetues”, përcjell lajmi.net

Ky është postimi i plotë:

Bashkekryesuesi i ekipit dialogues ‘dekorativ’, z.Ahmeti, i paska hequr te gjitha temat tabu ne dialogun me Serbine. Keshtu ka thene z.Thaci tash nje vit, se nuk ka tema tabu dhe se marreveshja do te jete e dhimbshme.

Ai, dhe kushdo tjeter, duhet ta dije se tema tabu ne dialog jane shtetesia e Kosoves, territori i saj, karakteri unitar i shtetit te Kosoves, aranzhimi kushtetues.