Hoti ia bën me dije Lajçakut se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

01.10.2020 20:59:55

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë të enjtes ka zhvilluar një bisedë me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ku ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut që duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Këtë e bëri të ditur vet Hoti teksa bisedën me Lajçak e konsideroi të frytshme.

Në një postim në Twitter, kreu i Ekzekutivit vendor ka dhënë detaje nga biseda me diplomatin sllovak.

“Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog. Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke”, shkruan shkurt Hoti.