Hoti: Kemi pajtim me PDK-në dhe Nisma-n për Demarkacionin, AAK të reflektoj

23.02.2018 10:43:03

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se LDK kanë arritur pajtim me PDK dhe Nisma për Kosovën për votimin e demarkacionit.

Ai këto komente i ka bërë në një prononcim për media në Kuvendin e Kosoës.

“Ne kemi arritur marrëveshje me PDK dhe Nisma-n, presim reflektim nga AAK-ja. Ne pas një pune të madhe kemi arritur që t’i kemi 27 vota të të gjithë grupit parlamentar”, ka shtuar Hoti.

Sipas tij, nuk ka kuptim që raporti i Shpetim Bulliqit të merr fuqi juridike, sepse ai është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Presim që të gjitha partitë politike të paraqiten në Kuvend dhe ta mbyllim këtë çështje dhe mos t’i kemi skenat e gazit”, ka theksuar Hoti.