Hoti, Kusari-Lilës: Sa herë i ndërron ulëset, ti i ndryshon pozicionet

16.10.2020 13:40:58

Çështja e mini-shengenit ka nxitur debat mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe deputetes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo e fundit në seancën e sotme plenare akuzoi kreun e qeverisë se ka ndryshuar përmbajtësisht qëndrimet për mini-shengenin.

Por kryeministri Hoti tha se për këtë nismë rajonale ende nuk ka asnjë marrëveshje, por Kosova do t’i bashkohet kësaj nisme si shtet i barabartë.

“Për mini-shengenin nuk ka marrëveshje, as në mesin e atyre tre vendeve që e kanë iniciuar këtë çështje. Tash do të diskutojmë për të quar përpara këtë nismë. Atë që mund të garantojë është që Kosova do të merr pjesë në këtë nismë vetëm si palë e barabartë. Ulemi dhe diskutojmë pjesën formale të kësaj marrëveshje. Nuk ka asgjë që ne po i bashkohemi, tri vende e kanë nisur këtë ide tash ne do të bashkohemi asaj ideje nisme për të negociuar një marrëveshje për lëvizje të lirë me Kosovën si përfaqësuese dhe shtet i barabartë”, tha ai.

Por deputetja tha se ka paqartësi për këtë nismë rajonale.

“Përkundër faktit që keni qenë i informuar në momentin kur është plasur kjo ide nga takimi në Novi Sad prandaj është ritheksuar në takimin e Ohrit, prandaj jeni ftuar në Durrës, të gjitha i keni kundërshtuar me ngulm. Çka ka ndryshuar në këtë proces, ju e thatë se është proces politik por është proces që është paralajmëruar prej Serbisë mua më intereson cila do të jetë qasja e Kosovës kur qëndrimet tua kanë ndryshuar, në përmbajtje, jo politikisht”, tha ajo.

E kryeministri i tha deputetes së pozicionet politike ajo i ndryshon sa herë që i ndërron ulëset e partive.

“Unë si ndërrojë pozicionet, ti e dinë mirë këtë, por ti sa herë i ndërron ulëset i ndërron pozicionet e tua”, tha ai.