Hoti: LDK-ja në mënyrë unanime do ta votojë marrëveshjen për demarkacionin

20.03.2018 16:53:09

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se kjo parti do të votojë pro marrëveshjes së demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se marrëveshja është e drejtë dhe nuk ndryshon nga ajo e vitit 2015.

“Sot personi që dikur sulmonte qeverinë për demarkacionin tash është kryeministër i vendit, e që tani si duket nuk është i interesuar ta lejojë futjen e gazit në sallën e Kuvendit”, ka shtuar Hoti.