Hoti: MCC rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

26.12.2020 20:00:43

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se sot ka pranuar një letër nga Sean Cairncross, kryeshef ekzekutiv në MCC, ku i është rikonfirmuar vazhdimi i mbështetjes kompakte për Kosovën.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë se Bordi i MCC-së ka vlerësuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe punën e zellshme për të zbatuar me sukses programin e pragut të Kosovës.

“Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka rikonfirmuar vazhdimin e mbështetjes kompakte për Kosovën. Në letrën që kam pranuar nga z. Sean Cairncross, kryeshef ekzekutiv në MCC, thuhet se ky vendim vjen si njohje e partneritetit tonë të fuqishëm dhe angazhimit të qëndrueshëm që Kosova ka bërë në fuqizimin e institucioneve demokratike, duke mbajtur politika të shëndosha ekonomike dhe duke investuar në qytetarët e sajë”, shkroi Hoti.

Sipas tim, bordi i MCC-së ka vlerësuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe punën e zellshme për të zbatuar me sukses programin e pragut të Kosovës.

Ai thotë se MCC-ja vlerëson edhe formimin e Ekipit të Veprimit, për zhvillimin e sektorit të gazit i cili vazhdon të ketë burimet dhe vëmendjen e nevojshme nga zyra ime dhe nga të gjitha ministritë përkatëse.

“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e mbështetjes nga ana e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe pres thellimin e partneritetit për të jetësuar një program ambicioz inovativ dhe transformues në Kosovë”, tha Hoti, njofton Telegrafi.