Hoti në “Arbëri” flet për planin zhvillimor dhe qeverisës të Klinës

14.10.2017 11:12:18

Besim Hoti, kandidati i LDK-së për kryetar të Klinës ka vazhduar takimet me qytetarë të kësaj komune.

Në një Njoftim nga Shtabi i kësaj dege, thuhet se Besim Hoti, i shoqëruar nga kryetari i degës, Fadil Gashi, deputetja Mirjeta Kalludra, anëtarë të Kryesisë së degës etj., është takuar me banorë të lagjes “Arbëria”.

Ky është njoftimi i plotë i Shtabit zgjedhor të degës së LDK-së në Klinë:

Lidhja Demokratike e Kosovës

Dega në Klinë

Kandidati i LDK-së për kryetar komune në Klinë Besim Hoti më bashkëpuntor u takua me banorët e lagjës Arberia

Besim Hoti kandidat për kryetar komune i shoqëruar nga kryetari i degës së LDK-së Fadil Gashi, deputetja Mirjeta Kalludra, anëtar të kryesisë, kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal  u takuan me banorë të lagjës Arberia në Klinë.

Hoti prezentoj Programin zhvillimor të degës  së LDK-së në Klinë për qeverisjën me Komunën e Klinës në periudhën 2017-2021.

Klinë, 14.10.2017             Shtabi zgjedhor