Hoti- Netanyahut: Qeveria ime është e përkushtuar të vendos marrëdhënie diplomatike

06.09.2020 10:03:07

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kthyer përgjigje Benjamin Netanyahut, homologut të tij të Izraelit, duke i thënë se e mirëpret marrëveshjen për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Përmes një postimi në Twitter, Hoti ka thënë Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusale.

“Faleminderit Z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”, ka shkruar Hoti në Twitter drejtuar Netanyahut.

Ndërkohë, gjatë ditës se djeshme, Netanyahu ka thënë se Kosova do të jetë shteti i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kjo është diçka shumë e rëndësishme pas marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Javë e mirë. Mirëpres marrëveshjen me Kosovën që ajo të jetë shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë shteti i parë që hap ambasadë në Jerusalem, pas marrëveshjes historike me Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka shkrur ai.