Hoti: Pakoja e re fiskale ndihmon bizneset në Kosovë

11.02.2017 14:36:30
Ministri i Ekonomisë, Avdullah Hoti, ndërkohë para pronarëve të bizneseve ka prezantuar pikat e pakos së re fiskale, që, sipas tij, do të ndihmojnë në ambientin bzinesor në vend.
“Masa e parë është zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë, për lirim nga tatimi doganor, këtu kemi trajtuar të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga shoqatat ekonomike. Lista përfshin të gjitha imputet që përdoren për qëllime prodhime, si industria e ushqimit, pijeve, metalurgjisë e bujqësisë dhe sektorë të tjerë”, ka theksuar Hoti, në konferencën e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me temën “Ambienti i Biznesit 2017, shkruan REL.

Për herë të parë, në fillim të vitit të kaluar Kosova pati aprovuar Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021, e cila definon zhvillimin afatgjatë dhe gjithëpërfshirës të saj.

Kjo strategji është e ndarë në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, zhvillimi i industrive konkurruese dhe zhvillimi i infrastrukturës.