Hoti: PDK po provon ta largojë vëmendjen nga bllokimi i institucioneve

09.08.2017 14:10:16

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratke e Kosovës (LDK) ka demantuar lajmin se AKR dhe Alternativa kanë shkëputuar bashkëpunimin me LDK-në, në kuadër të koalicionit parazgjedhor LAA.

Pak më parë, disa portale duke u thirrur në burimet e tyre e dhanë lajmin se partia e Behgjet Pacollit dhe ajo e Kusari-Lilës kanë braktisuar bashkëpunimin me partinë e Isa Musatfës.

Mirëpo, Hoti thotë se një gjë e tillë po bëhet me qëllim që PDK ta largojë vëmendjen nga bllokada që ata po u shkaktojnë institucioneve të vendit.

 

“Koalicioni i LDK-se me AKR-ne dhe Alternativen eshte i paluhatshem. Lajmet e dhena neper portale jane te paverteta. Kjo eshte perpjekje e ulet e PDK-se me satelitet e saj per te larguar vemendjen nga bllokada qe PDK-ja po i bene krijimit te institucioneve te vendit. Ftoj mediet te mos bien ne gracken e dezinformatave te tilla”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në rrjetin social Facebook.