Hoti: Rinia është e përfaqësuar më së miri në listën tonë për deputetë

27.05.2017 17:45:51

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Gjakovë se rinia kosovare përbën shumicën e popullatës, por ajo fatkeqësisht nuk është e përfaqësuar sa duhet në vendimmarrje.

 

“Të gjithë të rinjtë e Kosovës, në këtë listë kandidatësh për deputetë dhe në ekipin e qeverisjes që unë do ta drejtoj, do të gjejnë përfaqësimin më të dinjitetshëm dhe më efikas për interesat e tyre”, ka thënë Hoti.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në Qendrën kreative “Bonevet’ ku u është takuar me drejtuesin e qendrës, Arbër Lleshi. Në këtë vizitë Hoti shoqërohej nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.