Hoti: Shala po e arsyeton me pasion një marrëveshje të balancuar me Serbinë

25.02.2019 23:20:54

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të Blerim Shalës, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Shala tha se duhet të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hotit, njerëzit që paguhen nga taksat e qytetarëve po promovojnë idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës.

Ai ka theksuar se Shala po e arsyeton me pasion një marrëveshje të balancuar me Serbinë.

“Eshte e tmerrshme qe i gjithe ekipi i zyres se Presidentit, qe paguhen me taksat e qytetareve te Republikes se Kosoves, jane angazhuar per te arsyetuar idene e shefit te tyre per copetimin e shtetit te Kosoves. Sonte njeri prej tyre, qe kane qene pjese e te gjitha etapave te shtetndertimit te Kosoves, e arsyeton me pasion nje marreveshje te balancuar me Serbine, ku Serbia duhet te marre dicka. Per keqardhje”, ka shkruar Hoti në Facebook.