Hoti tregon për çështjet që do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni Veriore

25.10.2020 16:49:26

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur çështjet mbi të cilat ai dhe homologu i tij i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev janë dakorduar gjatë vizitës në Shkup.

Hoti, përmes një postimi në Fcebook, tha se pika e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup, gazsjellësi Shkup-Prishtinë, rruga Prizren-Tetovë, qendra e përbashkët e skijimit, janë çështjet për të cilat janë dakorduar me kryeministrin Zaev.

“Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Maqedoni Veriore”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.

Postimi i plotë i Hotit:

“Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:
– Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,
– Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,
– Rrugën Prizren-Tetovë,
– Qendër të përbashkët skijimi.
Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive. 🇽🇰🤝🇲🇰”, ka shkruar kryeministri Hoti.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar mbledhje ndër-qeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ai ka thënë se kjo do të ndodhë posa të krijohen kushtet epidemiologjike.

Të njëjtën e ka konfirmuar edhe kryeministri Hoti, i cili ka thënë se sapo të krijohen kushtet do të mblidhen për të identifikuar mundësitë për arritjen e marrëveshjeve të reja mes dy vendeve.