Hoxha: Strategjia e Zgjerimit ka sjellë lajme pozitive për Kosovën

18.02.2018 12:10:04

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se Strategjia e Zgjerimit ka sjellë lajme pozitive për Kosovën.

Ajo tha se edhe Kosova është përmendur në kundër të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Strategjia e Zgjerimit obligon palët në dialog në këtë rast Kosovën dhe Serbinë për një marrëveshje juridikisht të obligueshme – kjo nënkupton rezultate konkretet në këtë drejtim”.

Këto komente Hoxha i ka bërë në konferencën ndërkombëtare “Një dekadë Pavarësi – Rruga Europiane e Kosovës”, e cila është duke u mbajtur për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.