Hoxha vlerëson bashkëpunimin me OSBE-në

02.11.2016 16:25:23

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka pritur në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu me të cilin ka diskutuar për agjendat e përbashkëta në lëmin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë reformimin e legjislacionit në funksion të shtetit ligjor.

E para e drejtësisë në vend, gjatë këtij takimi, ka falënderuar Braathu për kontributin e tij dhe të OSBE-së në fushën e Drejtësisë.

“Ju keni dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e vendit tonë si ambasador, ndërsa sot, si shef i OSBE-së, po jepni përkrahje të pakursyer sundimit të ligjit, në demokratizim, gjyqësor dhe legjislacion në funksion të shtetit ligjor”, shtoi  ajo.

Hoxha poashtu theksoi nevojën e mëtejme për mbështetje nga OSBE-ja gjatë procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë, kontribut i cili është i mirëpritur duke theksuar se ka mundësi të intensifikohet dhe thellohet bashkëpunimi.

Ndërkaq,  Braathu ofroi përkrahje dhe angazhim në realizimin e projekteve nga OSBE-ja në lëmin e drejtësisë, duke përfshirë Institutin Gjyqësor të Kosovës, Avokatin e Popullit, monitorimin e gjyqësorit, demokratizimin e institucioneve të pavarura, pjesëmarrjes qytetarëve në vendimmarrje dhe fushat tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.