Hoxhaj: Emërimi i Vulinit ministër në Serbi ndikon në normalizimin e marrëdhënieve të rajonit

28.06.2017 16:28:51

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka reaguar pas emërimit të Alekander Vulinit ministër i Mbrojtjes, në qeverinë e re të Serbisë.

“Nominimi i Aleksandar Vulinit, një paramilitarit të njohur të vijës së ashpër, si ministër i ri i Mbrojtjes, sinjalizon militarizimin e mëtejmë të Serbisë”, shkruan Hoxhaj në Twitter.

“Figura të tilla kontroverse rrezikojnë ta thellojnë edhe më shumë mosbesimin rajonal dhe ta prishin normalizimin e marrëdhënieve”, ka vlerësuar kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj.

Nomination of Aleksandar , a well-known paramilitary hardliner as new defence minister signals ‘s further militarisation. 1/2