Hoxhaj: Njohja nga Madagaskari, rezultat i punës disa vjeçare të Ministrisë së Jashtme

25.11.2017 23:38:15

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se njohja nga Madagaskari është një lajmë i jashtëzakonshëm për vendin.

Hoxhaj ka thënë se kjo erdhi si rezultat i punës së madhe disa vjeçare të stafit të Ministrisë së Jashtme, transmeton lajmi.net.

“Një lajm jashtëzakonisht i mirë njohja nga Madagaskari, në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë, e cila erdhi si rezultat i punës së madhe disa vjeçare të stafit të Ministrisë së Jashtme. Kjo njohje vjen pikërisht në kohën e duhur për të dëshmuar se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, dhe se pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për ta dëmtuar Kosovën ndërkombëtarisht, bota tashmë e ka pranuar realitetin e ri dhe Kosovën e pavarur”, thotë ai.