Hoxhaj reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për pavarësinë e Kosovës

13.05.2018 17:42:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj ka thënë se pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti dhe sakrifica e njerëzve.

“Pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti, sakrifica dhe vendosmëria e njerëzve, dhe jo nga politika e gabuar e Serbisë! Pavarësia jonë nuk është një triumf mbi Serbinë, por një e drejtë legjitime për të ekzistuar, si qytetarë dhe si shtet”, ka shkruar Hoxhaj.

Vuçiq ka deklaruar sot se Serbia e ka vendosur vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës.