Hoxhaj reagon për sulmin ndaj Arbana Xharrës

10.04.2017 16:34:05
Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj sulmit të gazetares Arbana Xharres duke e quajtur si të pa pranueshëm dhe jashtë çdo norme njerëzore.

“Kërcënimet e publikuara sot ndaj gazetares Arbana Xharra janë absolutisht të papranueshme dhe jashtë çdo norme njerëzore dhe demokratike. Personat përgjegjës duhet të vihen sa më shpejtë para drejtësisë”, shkruan Hoxhaj.

Sot jashtë mureve të banesës në të cilën jeton Arbana Xharra,janë vizatuar disa kryqe gjigandë me ngjyre të kuqe.

Të njëjtën e kanë bërë edhe në parkingun e banesës së saj, ku ajo zakonisht e lë veturën.