Hoxhaj: Takimi Thaçi-Vuçiq, përcaktues për fazën e re të dialogut

31.08.2017 14:29:53

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar takimin në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuciq shumë të rëndësishëm për fazën e ardhshme të dialogun mes dy shteteve.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj shkruan se arritja e paqes është obligim i rëndësishëm i dy shoqërive.

“Takimi mes Presidentit Thaci dhe Vuciq është me rëndësi të madhe për fazën e ardhshme të dialogut. Paqja është obligim sublim për shoqëritë tona”, shkruan Hoxhaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuciq janë takuar sot në Bruksel, për të diskutuar për fazën e re të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.