Hoxhaj takon Demollin para vizitës në NATO, së shpejti kapitull i ri me Kosovën

10.09.2016 13:01:49

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar ministrin e FSK-së, Haki Demolli për të koordinuar hapat e ardhshëm në konsolidimin e një qëndrimi të përbashkët të Kosovës në raport me NATO-në.

Hoxhaj e ka takuar Demollin vetëm dy ditë para vizitës së tij në NATO, ku pritet të takohet me Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, ambasadorin Alexander Varshbow dhe disa figura të tjera politike e ushtarake të rëndësishme.

“Hoxhaj do të shtroj dhe insistoj në takime me zyrtarët e lartë të NATO-së nevojën e formalizimit të marrdhënieve kontraktuale me Aleancën Veriatlantike para Samitit të radhës që mbahet në Dhjetor ku pritet që Kosova të shënoj një hap të ri raporteve. Po ashtu, temë diskutimi do të jetë edhe rritja dhe roli i ri i FSK-së sa i përket misionit të saj dhe fushëveprimtarisë, thuhet në njoftim.

 

 

Në Bruksel, Hoxhaj në fillim të javës do të takoj edhe Komisionerin Hahn, Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Mogherini dhe eurodeputetë.