Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar ish ministrin e Jashtëm italian Paolo Gentiloni për emërimin në pozitën e kryeministrit të Italisë.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se Italia është partner shumë i rëmdësishëm i shqiptarëve dhe i Ballkanit.
“Përshëndetje të ngrohta për mikun tim Paolo Gentiloni për emërimin në postin e kryeministrit të Italisë. Partner shumë i rëndësishëm i shqiptarëve dhe Ballkanit”, ka shkruar Hoxha.






































