Hoxhaj viziton familjen Segashi në Munih, vendos lule në vendin e sulmit

23.07.2016 20:14:34

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka arritur në mbrëmje në Munih, ku e ka vizituar familjen Segashi, e cila në ngjarjen e djeshme tragjike ka humbur vajzën 14-vjeçare, Armela.

Hoxhaj iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shumë të afërmve tjerë të mbledhur për t’i qëndruar afër familjes në këto momente të vështira, bëhet e ditur përmes një komunikate.

“Jam këtu me ju të shpreh ngushëllimet e mija dhe të qytetarëve të Kosovës. Të marrë pak nga dhimbja juaj e madhe që keni sot”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.

Më pas ai ka vizituar edhe vendin ku ka ndodhur tragjedia, duke vendosur lule pikërisht në njërën nga pjesët ku ka pasur më shumë viktima.