Hoxhë Labinot Maliqi i dhuron Plisin e Bardhë një zyrtari nga Ambasada...

Hoxhë Labinot Maliqi i dhuron Plisin e Bardhë një zyrtari nga Ambasada Amerikane në Prishtinë

19.10.2019 19:14:07

Hoxhë Labinot Maliqi, të enjten i ka dhuruar Plisin e Bardhë mikut të tij nga Ambasada Amerikane, Bush.

Përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Maliqi bëri të ditur se në takim, përveç tjerash kanë diskutuar edhe për lirinë fetare dhe pluralizmin.

Ai është shprehur se, prania e SHBA-së në Kosovë, është bekim për popullin shqiptar.

“I shoqëruar nga disa miq bashkëpunëtor, isha i nderuar të ja dhuroj Plisin e Bardhë mikut tim nga Ambasada Amerikane, z. Bush, me të cilin diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë lirinë fetare dhe pluralizmin. Me të vërtetë prania, miqësia dhe mbështetja e SHBA-ve për vendin tonë është bekim i madh për të gjithë ne”, ka shkruar ai.