“Hugo Boss” padit Shqipërinë

25.05.2017 20:50:37
Marka e njohur Gjermane “ Hugo Boss” ka hedh në gjyq shtetin shqiptar. Kjo kompani ka hapur një proces në Gjykatën Administrative të Tiranës, ndaj Drejtorisësë Përgjithshme të Markave dhe Patentave, ku palë e tretë është edhe Avokatura e Shtetit.

Ankesa është bërë me datën 19 maj dhe “Hugo Boss Mark Managment GMBH” kërkon nga gjykata që të shfuqizojë regjistrimin e markës me numër Al/T/2015, me aplikant shoqërinë italiane “Andrea Bossi”.

Kjo e fundit ka kërkuar që të regjistrojë markën e saj për artikuj veshjesh, këpucësh dhe kapelesh.  Por Hugo Boss ka paditur autoritetet shqiptare për regjistrimin e kësaj marke, pasi pretendon se po abuzohet me markën e saj në Shqipëri.

Kompania shet koleksionet e saj në mbarë botën dhe vitet e fundit ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme edhe shitjen me pakicë.