Humb jetën 40vjeçarja duke rënë nga ballkoni

03.12.2016 17:07:21
Një grua ka humbur jetën këtë të shtunë në qytetin e Fierit, pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj, në katin e katërt.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja” dhe dyshimet e para janë se gruaja është shtyrë nga bashkëshorti i saj.

Ky i fundit, sipas burimeve, është shoqëruar nga policia në komisariat, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja Liljana Ruko, 40 vjeçe.