Humb jetën në një pus fëmija 6-vjeçar nga Gjilani

09.12.2016 18:14:56

Një fëmijë 6-vjeçar nga fshati Cërrnicë e Gjilanit ka ndërruar jetë pasi ka rënë një bunar afër shtëpisë së tij.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rreth orës 15 e 21 në fshati Cërrnicë komuna e Gjilanit policia e Kosovës është njoftuar në këtë kohë, se fëmija aksidentalisht ka rënë në një pus që ndodhet diku 100 metra larg shtëpisë së tij . Njësitet policore me urgjencë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe fatkeqësisht ai është gjetur pa shenja jete”, tha Hashani.

Sipas tij, trupi i pa jetë me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar për obduksion në Prishtinë. Ai tha se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i kryer të gjitha rrethanat se si ka ardhur deri te kjo.