Hyka shënon golin e 6 sezonal në humbjen e Lucernës

12.12.2016 10:50:12

Jahmir Hyka po kalon një moment pozitiv në karrierën e tij me skuaderën e Lucernës. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënon një tjetër gol në Kampionatin Zvicerian edhe pse pa vlera për skuadrën e tij sepse Lucerna u mund me rezultatin 3-1 në transfertën e Sionit. Vetëm një javë më parë, Hyka u përfshi në formacionin e javës në Zvicër,ndërsa të dielën realizoi golin e katërt të ndeshjes pas avantazhit të trefishtë të Sionit.

Hyka e nisi ndeshjen nga stoli dhe hyri në fushë menjëherë pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës. Në të 76-ën, në rastin e vetëm të Lucernës, ai u tregua i saktë duke realizuar në këtë mënyrë golin e nderit për skuadrën e tij në sfidën direkte për një biletë europiane. Ky është goli i gjashtë sezonal për sulmuesin shtatshkurtër të Kombëtares Shqiptare.