Hysajn kërkon një tjetër “big” në Itali

21.01.2019 14:09:27

Interi hedh sytë nga Elseid Hysaj. Pasi kërkoi me ngulm Diego Godin dhe bllokoi Gabriel Brazao, falë bashkëpunimit me Chievon, klubi zikaltër po mendon edhe për të vënë pikat mbi “i” për merkaton e verës, duke nisur nga blerjet përfundimtare të Matteo Politanos, Keita Baldé dhe Sime Vrsaljkos, që kushtojnë në total 71.5 milionë euro. Nëse është e sigurt që ish-futbollisti i Sassuolos dhe senegalezi do të shlyhen, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbrojtësin kroat.

Problemet fizike të futbollistit gjatë pjesës së parë të sezonit ka qenë mjaft shqetësuese për klubin milanez, duke parë që 17.5 milionë eurot që kërkon Atletico nuk janë një shumë e vogël.

Thelbësore do të jetë për të ecuria në pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që Ausilio dhe Marotta për vëzhgojnë me kujdes se çfarë u ofron tregu në rolin e anësorit. Emri që tërheq më shumë vëmendjen e drejtuesve të Interit është Elseid Hysaj, që tashmë e ka humbur vendin e titullarit të padiskutueshëm te Napoli.

Mbrojtësi shqiptar ka një klauzolë largimi 50 milionë euro, por De Laurentiis sigurisht që është i detyruar të pranojë një shumë më të vogël, duke parë që Hysaj nuk është në planet e Ancelottit.